![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2020/07/C41C132F-94A4-400E-AF9B-6F2F844672AA_cx0_cy1_cw0_w1023_r1_s-2.png)
Pak orë më parë në faqen online të Parlamentit Europian u publikua një deklaratë të përbashkët, nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (EPP, DE), Raportuesi për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) ku kërkonin nga Parlamenti i Shqipërisë të miratojë me shpejtësi Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore duke theksuar se çdo modifikim i marrëveshjes, pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian.
Një orë më pas nga publikimi kjo deklaratë u fshi. Top channel kontaktoi zyrën e shtypit të Parlamentit Europian me pyetjen përse u hoq kjo deklaratë.
Një zëdhënëse tha se deklarata po modifikohet dhe do të publikohet me ndryshime.
VERITAS.COM.AL