Media Gjermane tha se Parlamenti i vendit ka qenë “offline” për disa orë por askush nuk është akuzuar as dyshuar se ka hakeruar linjën e Parlamentit.

Agjencia e Lajmeve, dpa, raportoi se Bundestagu humbi lidhjen “online” rreth orës 3:30 p.pm (1430 GMT) sipas orës lokale, dhe kjo ishte për arsye teknike.

Bundestag Gjerman u godit nga një sulm i hakersve në verën e vitit 2015; që do të thotë se disa rrjete dhe serverë u shkëputën nga funksionimi për ditë të tëra.

Të Mërkurën (sot) teknikët po punonin për të kthyer shërbimin e serverëve, raportoi dpa.

Zyra e shtypit e Bundestagut nuk qe e mundur të kontaktohej për koment rreth ngjarjes.

/Veritas.com.al/