Partia opozitare anti- emigracion e ish- kryeministrit ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të të Dielës në Slloveni, megjithëse jo votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë e vetme, sipas rezultateve të para.
Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve pasi ka numëruar rreth 90 për qind të kutive të votimit, ka kosntatuar se se partia Demokratike Sllovene e Janez Jansa ka marrë 25 për qind të votave. Lista anti- stablishment e Marjan Sarec po provon që të ngjitet në vendin e dytë me 12 për qind.
Partia Social- Demokrate, Partia e Qendrës Moderne e kryeministrit në largim, Miro Cerar, dhe e majta- të gjitha së bashku morën rreth 9 për qind.
Sipas rezultateve primare, asnjë parti Sllovene nuk siguron maxhorancë në parlamentin me 90 vende të Sllovenisë; dhe siç duket hapi tjetër është janë negociatat për formimin e koalicionit qeverisës.
Veritas.com.al/