Prej disa kohësh, Partia Demokratike (në opozitë) ka prurë për publikun dëshmi dhe denoncime ndaj Qeverisë dhe vetë kryeministrit apo pjesëtarëve të familjes, se qëndrojnë në krye të prodhimit dhe trafikut të lëndës narkotike. Edhe sot, Enkel Abilekaj, ish minstër dhe aktualisht kryetar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, ka bërë një denoncim tjetër.
Sot i dërguari i Partisë Demokratike ka folur duk u bazuar mbi një raport të shërbimeve sekrete të Italisë dhe Gjermanisë “mbi rrezikun e narkotikëve nga Shqipëria”. Raporti, sipas Abilekajt, është publikuar në median e vendeve të origjinës.
Ai ka theksuar se, “raporti sekret dëshmon se e gjithë Shqipëria është kthyer në fermën e madhe të hashashit të Edi Ramës”.
Bazuar në raport, përfaqësuesi i PD tha se njerëzit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit “janë menaxherët e kanabisit dhe vjelin taksën 30 për qind për çdo rrënjë të mbjellë”, ka thënë Alibeaj.
“ Edi Rama ka braktisur detyrën dhe ka prioritet vetëm plantacionet me drogë. Kanabizimi i vendit po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon burimet dhe asetet e vendit dhe po sjell krime e vrasje”, ka vijuar ish-ministri i Drejtësisë.
Sipas tij, “nga ky biznes kriminal përfitojnë vetëm bandat, drejtuesit e Edi Ramës në polici dhe sigurisht vetë ai, në krye të skemës së 30 përqindëshit”, ka shtuar Alibeaj.