Me qëllim që të qeverisë qetësisht, Partisë së Macron ‘La Republique En Marche’ (Republika në lëvizje) duhet që tani të krijojë një maxhorancë të ligjvënësve në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Por kjo nuk do të jetë e thjeshtë. Macron është presidenti i parë i zgjedhur në Francë si i pavarur.

Partitë rivale që e mbështetën Macron për të eliminuar Marine Le Pen në balotazhin e presidencialeve, do të jenë tani së bashku për të mundur vetë Macronin në dy raunde: Në 11 dhe 18 qershor për zgjedhjet parlamentare. Ata do të kërkojnë që të fitojë partia e secilit prej tyre për në Asamblenë Kombëtare. Të 577 vendet në Parlament janë objektiva pr t’u kapur.

Në qoftë se një parti tjetër, jo e tij, fiton maxhorancë, Macron do të jetë i detyruar të zgjedhë kryeministrin nga ajo parti, një proces që Francezët e quajnë “cohabitation.”

Republikanët, kandidati i të cilëve Francois Fillon dështoi në zgjedhjet presidenciale, mund të dalë si partia politike më e fortë kombëtare. Në qoftë se fiton maxhorancë, Francois Baroin, lider i fushatës parlamentare, mund të bëhet kryeministër i krahut të djathtë nën presidentin centrist Macron.

Hera e fundit kur Franca kishte “cohabitation” ka qenë nën presidentin Jacques Chirac in, 1997-2002, i cili e përshkroi si një shtet ‘i paralizuar’.

Në qoftë se partia e  Macron performon dobët, ai do të jetë i detyruar të formojë koalicion, një dukuri e zakonshme në disa shtete të Europës, por shpesh herë shumë e pazakontë në Francë.

/Veritas.com.al/