Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar pas mesazhit të kryeministrit Rama. Ai thotë se në një negociatë nuk mund të marrësh gjithçka, por ka kërkuar nga partitë politike që të mos krijojnë përçarje. Duke iu referuar opozitës së bashkuar, e cila doli me një vendim për protestat, Veliaj kërkon që palët të mos përçahen, por të bashkohen.
“Fillimisht, nuk u preferua një teatër me kullë, u tërhoqëm. Bëmë prapë një hap pas, asnjë centimetër të mos i hiqej TK. Në një negociatë nuk mund të marrësh gjithçka. Nuk mund të kemi teatër edhe pa kullë, edhe në qendër të Tiranës.
Sapo na u transferua prona, e verifikuam. Instituti në vitin 2018, e pa si të papërshtatshëm në vitin 2018. Në 2007 atë që sot e përdorin si betejë, e hoqën nga listat e monumenteve kulturore.
Kushdo që ndihet sot i trishtuar, ndihet që një betejë që i mori kohë, doli pa fryt. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, por erdhi koha të shohim përtej kësaj dite. Të mos lemë partitë të na përçajnë.
Është momenti për t’u bashkuar. Partitë politike fërkojnë duart. Çfarë iku, iku. Edhe kur u bë parku i lodrave, u mërzitën. Por sa u gëzuan kur u hap dhe çuan fëmijët për të luajtur. Do e shtojmë edhe kalanë e Tiranës, do të bëhet edhe njëherë sa kaq është’/ TIRANA TODAY/
VERITAS.COM.AL