Sekretari Amerikan i Shtetit vijon vizitën zyrtare në Tiranë.
Pas takimit me presidentin Bajram Begaj në Presidencë sekretari amerikan i shtetit u vendos tek Piramida ku po takohet me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Pas këtij takimit do të takohet me Kryeministrin Edi Rama ku pritet të ketë dhe konferencë ku dhe do të firmosen dy memorandume.
E ndërsa Tirana është veshur me flamujt amerikanë për ta mikpritur, është blinduar nga forcat speciale të cilat ruajnë numrin dy të administratës së SHBA gjatë vizitës së tij në Tiranë.