
TIRANË- Pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim pune me ministrat e kabinetit qeveritar.
ABC News ka mësuar se takimi do të mbahet ditën e premte në qytetin e Gjirokastrës.
Një ditë me parë, Rama njoftoi edhe disa mbledhje pune një apo dyditore me grupet të interesit për sfidat e mandatit të katërt.
Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit mori një rezultat historik duke siguruar plot 83 mandate në Kuvendin ne Shqipërisë.
Komente