Bernie Sanders fiton primaret e Partisë Demokratike në New Hampshire. Votë e rëndësishme për të kuptuar se çfarë po ndodh në zemër te Perandorisë.
Amerika është duke jetuar momentum post impeachement: Trump ka fituar ndeshjen dhe tani është një tren në ecje.Kundërshtarët e tij,të së djathtës dhe të së majtës, kanë humbur armën,mbi të cilën kishin synuar që nga dita e zgjedhjes së tij, domethënë, për të hapur një skandal që mund ta rrëzonte.
Duar bosh nga Russiagate duarbosh nga impeachementi, ky instrument ka shkuar në papafingo, të paktën për tani. Amerika nuk i do humbësit dhe lartëson fituesit: këmbëngulja do të ishte vetëvrasje.
Me municione të mbaruara, tashmë janë projektuar mbi zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në tentativë për ta nxjerrë jashtë me rrugën elektorale.
Të stopojnë Sanders
Por ka një problem. Deri tani në ngjarjet thelbësore, Rusiagate dhe impeachement saktësisht, elita liberale ka diktuar linjën e partisë Demokratike – siç tregohet nga aktivizmi i Hillary Clinton-it të ringjallur – duke luajtur me spond me neokonservatorët Republikanë të udhëhequr nga John Bolton.
Mbi çështje të tilla krahu radikal i demokratëve që i referohet Sanders nuk e ka prekur topin. Sigurisht,iu dha e drejta e Tribunes,qe kritikat e tyre të ashpra ndaj Trump mbi zgjedhjet e politikës së jashtme dhe të brendshme, edhe pse nuk ndahen nga establishmenti i partisë, sillnin konsensuse mbi kryqëzatën kundër presidentit. Por asgjë më shumë.
Tani që duhet të gjendet sfiduesi i Trumpit, gjërat janë ndryshe. Dhe Sanders është bërë një problem: popullariteti i tij në Vend rrezikon të fitojë nominimin. Dhe nuk duhet të jetë kështu.
Tani që duhet të gjendet sfiduesi i Trumpit, gjërat janë të ndryshme. Dhe Sanders është bërë një problem: popullariteti i tij në vend ka të ngjarë ta fitojë atë nominimin. Dhe kështu nuk ka pse të jetë.
Parashtrojnë arsye të larta politike, domethënë që Sanders nuk ka asnje shans të fitojë. Një socialist nuk mund të bëhet president i Shteteve të Bashkuara.
Dhe kjo përkundër faktit që zgjedhja e Trump u ka mësuar se e pamundura mund të ndodhë. Për më tepër, Sanders mburret me një pasuri të zgjedhesve dhe me përvojën politike që Trump nuk e kishte kur zbriti në fushë.
Problemi për establishmentin është një tjetër: nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 do te shohin një sfidë Trump-Sanders, do të humbase në çdo rast.
Keshtu primaret demokrate marrin një vlerë konvulsive për elitat amerikane, demokratë ose republikanë qofshin. Eshtë çështje ekzistenciale, dhe Sanders duhet të ndalet me çdo kusht.
Biden, bartësi i flamurit
Jo vetëm ai. Edhe Joe Biden,te cilin ambjente te tilla e kane mbështetur deri më tani si kandidat i flamurit, duhet të zëvendësohet.
Insistimi i tij mbi nevojën për të rikompozuar thyerjen me Iranin, duke rivendosur marrëveshjen bërthamore iraniane të favorizuar nga ai si zevendes i Obamës, kontraston dukshëm me dëshirat e liberalëve dhe neokonservatorëve, të cilët e detyruan Trumpin ta prishë atë.
Kjo do të thotë, të ktheheshin te Obama, presidenti që ambjente të tilla e kanë urryer si dhe përpara Trump (por ai u përkul më shumë, vetëm për ta sjellë atë traktat në shtëpi).
Prandaj, manovra e ngadaltë për të ulur flamurin Biden, e filluar me impeachmentin, që jo për asgjë, por e shihte si fokus një skandal në lidhje me djalin e Biden-it.
Me atë skandal elitat kishin vrarë dy zogj klasikë me një gur: hapjen e dyerve për defenestracionin e Trump dhe dobësimin e Biden, tashmë opak nga vetvetja.
I braktisur nga establishmenti, kandidatura e tij po avullohet, të paktën për të qëndruar në rang të keq në Iowa dhe New Hampshire, ku ai as nuk ka arritur i dyti.
Në vend të tij, elitat kanë zgjedhur Buttegieg, duke ia dorëzuar këtij palmën e sfiduesit të Sanders. Dhe me Buttegieg, e panjohura Amy Klobuchar , edhe ajo e zgjedhur nga ambjente të tilla,që doli e treta në primaret e New Hampshire.
Detyra e kësaj të fundit është të luajë me spond me Buttegieg, në një përpjekje për të kulluar votat nga Sanders dhe më pas t’i spostojë tek ata; ose anasjelltas, do të duhet të bëjë Buttegieg nëse ylli i tij shkon duke rënë në votimet e ardhshme.
Oligarku Bloomberg
Por misioni i të dyve, mbase ai kryesor, është të irritojë primaret e demokratëve, t’i bëjë një shesh beteje të një rezultati të paqarte, nga i cili nuk del një fitues i vërtetë.
Në paqartësi, topi do të kthehet tek establishmenti i partisë, duke e legjitimuar kështu të gjejë një kandidat tjetër përveç pretendentëve aktualë, dmth oligarkun Michael Bloomberg (kështu e ka quajtur Nina Turner, ndihmëse e Sanders), sipas artikullit të New York Times.
Të tilla janë projektet, planet, makinacionet.Që parashikojnë edhe një rrëshqitje të caktuar votash nga republikanët tek demokratët (disa prej tyre tashmë kanë dhënë mbështetjen e tyre për Buttegieg, shiko The Hill).
Pra ndalimi i Sanders është një imperativ kategorik. Për më tepër,plaku Bernie është i pafat. Në Iowa, sondazhet i dhanë një avantazh të madh dhe ka humbur për një ngjitje.
Zgjedhje të çuditshme,që panë përgjegjesin lokal të makines elektorale të partisë të jepte dorëheqjen, pak a shumë si ajo që i ndodhi kryetarit të komitetit zgjedhor të demokratëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016,i detyruar të jepte dorëheqjen pasi u zbulua që favorizoi nominimin e Clinton.
Edhe në New Hampshire kishte një epërsi 8 pikë ndaj të dytit (The Hill), por ka fituar me një diferencë të vogël. Erë e fortë kontrasti, për plakun Bernie.
Shënim anësor. Kandidatura e hebreut Sanders ka gjithashtu kundër disa ambjente hebraike, shiko Haaretz, artikullin me titull “Aipac duhet të ndalojë Sanders-in – me çdo kusht” (Aipac është instituti më i rëndësishëm hebraik amerikan në mbështetje të Izraelit).
VERITAS.COM.AL