George Fredo ka suprizuar sot duke e krahasuar Pashkene sivjetme te izoluar me Luften Civile te vitit 1997.
Në një situatë aspak të zakontë dhe si kurrë më parë, sot besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, teksa ndodhen në izolim për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
E trishtë ishte pamja përgjatë meshës së mbajtur Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe qytete të tjera, pasi në Katedralet nuk kishte asnjë besimtarë, përveç një rrethi të ngushtë të kishës, të cilët respektuan edhe distancën teksa uleshin në sallë. Ishte Imzot George Frendo ai që drejtoi meshën në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, e cila u transmetua online. Gjatë fjalës së tij, arqipeshkvi teksa dha disa mesazhe të forta për besimtarët, theksoi se për shkak të rrethanave, Pashkët kremtohen ndryshe, ndërsa u shpreh se sakrificat e këtyre ditëve do të shpërblehen. Mes të tjerash ai solli në kujtesë edhe vitin e mbrapsht të 97-ës, ku Pashkët kremtoheshin në një kohë kur kishte trazira.
“Ndërsa zakonisht ju takoj në këtë kishë Katedrale, sonte nëpërmjet televizorit. Cdo vit kremtojmë me shumë solemnitet festën e Pashkëve, dhe sjelle shumë gëzim e shprese. Por çdo vite festohet në situatë të ndryshme. Më kujtohet kur kam kremtuar pashkët për herë të parë në Shqipëri, ishte marsi i 1997. Gjatë kremtimit kam parë, në atë kohë, në 97, disa besimtarë duke qarë, por unë kujtova fjalët e Jezusit, që ai tha pak orë para se ushtarët ta kapnin për ta çuar drejt kryqit u tha apostujve: “ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim”, tha Imzot George Frendo.
VERITAS.COM.AL