Ambasada amerikane në Prishtinë ia ka lëshuar vizën kryeministrit Ramush Haradinaj, vetëm pasi shefi i ekzekutivit u tërhoq nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale, i kanë thënë burime të mirinformuara Gazetës Express

Tërheqja nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale e ka shpërblyer kryeministrin Ramush Haradinaj me vizën amerikane, që nuk po i lëshohej pasi që nuk po i bindej ambasadorëve të huaj, të cilët paralajmëronin izolim total të Kosovës nëse e shfuqizojnë Gjykatën Speciale.

Gazeta Express ka mësuar sot nga burimet e saj se Ambasada amerikane do t’ia lëshojë vizën kryeministrit Haradinaj vetëm pasi ai ndryshoi qëndrim rresh shfuqizimit të Speciales.

Haradinaj, në një intervistë për DË para gazetarit Tim Sebastian, pohoi se Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet, duke treguar se sa të rëndësishme e ka që Kosova të ecën në rrugën evropiane.

Kjo deklaratë e Haradinajt ndryshonte nga ato që ai i kishte dhënë më herët.

Kryeministrit Haradinaj dje, po ashtu, i është dhënë viza për Britani të Madhe edhe pse më herët ishte raportuar që, pas vizës amerikane, edhe britanikët i kanë bërë probleme të parit të Qeverisë.

Veritas.com.al/