Nga: Mauro Indelicato
“Kush ka Stambollin ka Turqinë”: kjo fraze e prononcuar nga Presidenti Erdogan gjatë fushatës elektorale të marsit tingëllon në veshët e shumë votuesve dhe rrezikon të bëhet një bumerang i vërtetë për vetë kreun e Shtetit Turk. Ai, i cili e filloi karrierën e tij politike si kryebashkiak i Stambollit dhe që pastaj nga këtej arriti ne të vërtetë të marre vendin, tani rrezikon seriozisht te humbasë metropolin më të rëndësishëm të një Turqie gjithnjë e më shumë të ndarë mes qytetit dhe provincës.
Përsëritja e zgjedhjeve në Stamboll
Në këtë të diel, afro dhjetë milionë votues të qytetit më të madh turk u thëriten sërish në votime, pasi administrativet e 31 marsit të shkuar janë deklaruar nul nga një sentencë e autoritetit për zgjedhjet. Këto konsultime fitohen sipas matjeve nga kandidati i CHP, partia nacionaliste që përfaqëson krahun më të rëndësishëm të opozitës ndaj Erdoganit, përkatësisht Ekrem Imamoglu. Pak vota diferencë, vetëm 13,000, në krahasim me kandidatin e AKP se presidentit, por qe krijojnë një tërmet të vërtetë politik në të gjithë Turqinë. Jo vetëm per faktin që Stambolli është baza nga e cila filloi rritja e Erdoganit, por rezulton një qytet për një çerek shekulli i qeverisur nga partia e presidentit.Kësaj duhet ti shtohet se tamam ne zgjedhjet vendore të 31 marsit te shkuar AKP ka humbur si kryeqytetin Ankara por edhe Smirnen, qyteti i tretë më i madh në vend. Në praktikë, të gjitha metropolet janë në duart e CHP, me formacionin e Erdoganit që mbahet vetëm në zonën e thellë të Anadollit.
Siç thame, anulimi i votimit në Stamboll gjithashtu solli me vete edhe mungesën e uljes ne detyrë të Imamoglu. Sfida u përsërit, me opoziten kompakte në konsiderimin e një padrejtësie vendimin e iautoritetit për zgjedhjet dhe duke rezultuar të bashkuar në mbështetje te Imamoglu.
Nga ana tjetër, AKP edhe një herë vendos një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Erdoganit, ish-kryeministrin Binali Yildirim. Masa e tij e humbjes në mars erdhi papritur, veçanërisht sepse vetë presidenti ishte i angazhuar disa herë në favor te tij ne fushatën elektorale. Tani situata duket e ndryshme: Erdogan, duke nuhatur humbjen e “dyfishte” bën vetëm paraqitje sporadike, duket sikur e ka lënë Yildirim dhe Akp vetëm, ndoshta po përshtatet me idenë e humbjes së atij Stambolli nga i cili filloi gjithçka.
Megjithatë, pasojat e një humbjeje të partisë së Erdoganit në Stamboll nuk do të jenë të menjëhershme. Siç është shpjeguar në mars, këto janë zgjedhjet e fundit në Turqi para vitit 2021, kur vendi do të zgjedhë parlamentin e ri. Prandaj për të paktën dy vjet Erdogan nuk duhet të përballet me fushata të tjera zgjedhore, ose të ketë frikë për ruajtjen e shumicës së tij. Por në planin afatgjatë sigurisht diçka mund të ndryshojë, pasi që brenda AKP-së mund të fillojë një përballje jo e pakonsiderueshme pas disfatës në të tri qytetet kryesore dhe sepse për faktin që opozita tani do të ketë burra qeverisës gati për të përfaqësuar alternativën ndaj Erdoganit në të ardhmen. Edhe pse është ky basti i presidentit aktual, vështirësitë e qeverisë në qytet që nacionalistët nuk e administrojne prej shumë vitesh mund të përfaqësojë një pengesë jo te vogel për opozitën. Sigurisht, megjithatë, krahasuar me disa vite më parë, loja në Turqi tani duket e rihapur.
Veritas.com.al