Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin se pa vullnetin e hekurt të PS, SHBA dhe BE nuk do të kishin bërë dot të mundur reformën në drejtësi.
Në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni, Rama tha se sulmet nuk kanë reshtur për 6 muaj me radhë ndaj tij, kryetarit Fatmir Xhafaj dhe të gjithë stafit të punës që sipas tij “kanë ngrënë të shara” të pafundme.
Rama: Që nga dashamirësit, deri tek kritikët nuk e kanë idenë e fazës së negociatave për anëtarësimin në BE fare, sepse përtej asaj që duket dhe asaj që lexohet sipërfaqësisht kjo fazë është në fazë marramendëse sa i përket detyrave konkrete që duhet të kryejë republika e Shqipërisë, jo qeveria thjesht.
Ambicia jonë është ta ta anëtarësojmë vendin brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me KE që t’i përfundojë detyrat brenda 2027, na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dyshimet dhe lërë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin, natyrisht u gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete dhe po thurin një komplot, kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje.
E kisha të pamundur ta evitoja këtë çështje se dua t’ja kujtoj të gjithëve duke nisur nga aleatët dhe vijuar me ata që janë përfshirë si ekspertë.
Komente