Dy deputetë të partisë Demokratike, edhe këta oponentë të kryetarit të PD Basha, kanë deklaruar se ‘nuk janë për dorëheqjen e kryetarit Basha’.

Deputetët Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi, bëjnë pjesë në radhët e atyre personaliteteve politike të PD që kanë mbetur jashtë listave të Bashës për ‘kandidat për deputetë’, por sapo kanë deklaruar në një intervistë për Vizion Pllus TV se janë kundër nismës për ‘shkarkimin e kryetarit Basha’.

Nisma për ‘shkarkimin e Bashës’ është shpallur dje nga zonja Jozefina Topalli dhe zoti Arben Imami- të dy deputetë të PD, gjatë një konference për mediat.

Ata deklaruan se nuk është koha për të kërkuar dorëheqje të kryetarit të PD sepse ndodhemi në fushatë elektorale.

/Veritas.com.al/