Disa ditë pasi Paul Ryan,  zëdhënës i Republikanëve dështoi në përpjekjen për rrënimin e kandidatit republikan, Donald Trump, ka ndryshuar qëndrimin. Këtë e njofton Breitbart.com nga New York.

Ryan ka rënë në gjurmët e fushatës së Donald Trump, duke shpërndarë mesazhet e ditës që janë në të njëjtën linjë me Trump rreth qëndrimit ndaj Hillary Clinton.

Të Mërkurë mbasdite, ekipi i Ryan shpërndau një mesazh nga shefi i tij që nxjerr në dritë përmes qëndrimin e zëdhënësit të fushatës së Clinton, Jennifer Palmieri se si përbuzen Katolikët prej tyre. Ryan shkruan në mesazhin e tij:

“Përbuzja ndaj besimtarëve Katolikë dhe Kristianëve Evangjelistë në fushatën e Hillary Clinton, është zbatim i një skenari.   Catolicizmi është katalizatori për krijimin e spitaleve, jetimoreve dhe një rrjeti universiteti në gjithë botën. Të nënçmosh Kishën Katolike është një “prapambetje primitive” që fyen miliona njerëz në gjithë kombin. Në qoftë se zbulohet ndonjë gjë në fushatën e Clinton është pikërisht qëndrimi armiqësor ndaj besimit në përgjithësi. Kjo është Amerika, që për shekuj, njerëzit iu drejtohen brigjeve tona për të gjetur strehë nga persekutimi ndaj besimit fetar. Të gjithë Amerikanët besimtarë duhet që të të shikojnë larg dhe me vëmendje, dhe të marrin vendime për vlerat tona që duam të prezantojmë në presidencën e ardhshme. Në se Hillary Clinton vazhdon të angazhojë njerëz me anësi fetare ose fanatikë, është e qartë se ku drejtohen prioritetet e saj.”

Mesazhi i Ryan bie në një linjë me fushatën e Trump, çfarë ai theksoi në konferencën me reporterët ditën e Mërkurë.

/Veritas.com.al/