Kryeministri Edi Rama, ne diten e Pavaresise,  ka uruar nga Vlora  Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së që ndodhen për gjykim në Hagë.

Rama e ka lidhur 28 nëntorin me ditën e lindjes së komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës dhe pasi ka uruar shqiptarët kudo që janë ka dhënë mesazhin e tij për Thaçin.

“Dëshiroj t’iu uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, dëshiroj t’i uroj festën e pavarësisë dhe Ditën e flamurit, presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, deklaroi Rama.

VERITAS.COM.AL