KOMENT/

PD e Shqiperise dhe LDK e Kosoves, e udhehequr nga Ibrahim Rugova ishin shpallur ‘te djathta’ dhe aleate. Por shume shpejt, lideri i PD, Berisha hyri ne konfikt me Rugoven, dhe kjo ndodhi per arsye se ne LDK mberriten informacione mbi bashkepunimin e PD se Tiranes me regjimin e Milloshevic. Qe atehere Rugova u shpall ‘armik’ dhe Rugova nuk pranoi me te kete ndonje takim me Berishen e PD.

U mushen 15 vjet qe nga dita kur lideri i Kosoves, president i pare i saj, Rugova, eshte ndare nga jeta. PD as e kujtoi themeluesin e republikes se Kosoves.

Vetem dy ditë me vonesë, kreu i PD Lulzim Basha ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova për 15-vjetorin e vdekjes së tij, duke e cilësuar yll polar për të ardhmen e Kosovës.

Basha shkruan se Rugova mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

“Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne. Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, shkruan Basha.

Më 21 janar është shënuar 15-vjetori i vdekjes së Rugovës, por

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishin qenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.

VERITAS.COM.AL