Partia Demokratike sot, e Enjte, në seancën plenare në Kuvend, ka kërkuar përfshirjen në rendin e ditës dhe miratimin e një referendumi popullor për importin e mbetjeve. Kërkesa u paraqit nga Edi Paloka, kryetar i Grupit Parlamentar, por u kundërshtua nga Gramoz Ruçi me argumentin se “nuk kemi miratuar ndonjë ligj për plehrat!”.
Ligji për importimin e plehrave është miratuar në Kuvend, me 63 vota, javën e kaluar.
Sapo u hap seanca, Kryetari i Grupit të PD, Edi Paloka, tha në foltore: “Kërkesa e PD për referendum të futet sot në rendin e ditës dhe të votohet. Grupi parlamentar i PD vlerëson se importi i mbetjeve cenon të ardhmen, krijon premisë të qartë për shfrytëzimin e këtij aktiviteti nga grupet kriminale ndërkombëtare për mbetje të rrezikshme”.
Pyetja e vetme që PD parashikon të shtrohet në Referendum është: “A duhet të lejohet importi i mbetjeve në territorin e Shqipërisë? PO ose JO, kaq,”, tha Paloka.
Gramoz Ruçi, kryetar i grupit Parlamentar të PS, deputet në shumë legjislatura në Kuvendoin post komunizëm dhe Ministër i Brendshëm në diktaturën komuniste, kundërshtoi kërkesën e opozitës për Referendum.
Në avokatinë e tij ndaj ligjit, bëri më shumë lojë fjalësh dhe demagogji:
“Këta nuk dinë ç’të bëjnë dhe ç’të thonë rreth një problemi. Për ne mund ta bëni opozitën si të dëshironi ju, por një gjë duhet ta thoni në publik: Flisni për plehra kur nuk ka kaluar asnjë ligj për plehra. Po, ka kaluar një ligj për lëndë të para për riciklim. Flisni për plehra kur ligji nuk lejon as djegie dhe as groposje, por riciklim. Ju ka ngelur mendja tek ligji juaj, që është groposur”, tha