Në prag të një seance të jashtëzakonshme parlamentare për të miratuar nenet e Vettingut në procesin e Reformës në Drejtësi, PD iu është përgjigjur sot zërave se opozita do të bojkotojë punimet e Kuvendit.
Kryeari i PD, zoti Basha, gjatë një takimi me grupin parlamentar, ka thënë se pavarësisht se maxhoranca shkeli principin themelor, atë të konsensusit, deputetët e PD do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, seanca e jashtëzakonshme.
Sipas Bashës, maxhoranca e shkeli konsensusin, por opozita do të mbrojë qëndrimet e veta në Kuvend.
Partia Demokratike ka dërguar në Kuvend amendamentet e saj të veçanta për Vettingun pak ditë më parë. Kryetari i Kuvendit kishte deklaruar se “reforma do të kalojë në Kuvend vetëm përmes konsensusit mes maxhorancës dhe opozitës”, por siç shihet kjo deklaratë u bë zero. Kryeministri ka deklaruar sot se “Reformën e kalojmë veç me votat e opozitës, pa opozitën”.
Edhe ec- e-jaket e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin në kancelartitë politike të Tiranës, me sa duket e kanë nxitur votimin vetëm me votat e maxhorancës, pa konsensus.