Deputetja demokrate Grida Duma tha se Lulzim Basha ka kohë deri nesër që të tërhiqet. Nga Elbasani, Duma tha se persona që i bëjnë dëm partisë të tërhiqen dhe se duhet të ngrihet një komision PD-Foltore, që të çojë partinë në zgjedhje të brendshme.
“PD nuk duhet të zvogëlohet. E dale force e trete , personat qe i bën dem PD duhet te tërhiqen pas. I kemi lëmë kohe diten e neserme per te bere hapat pas sikunder dhe ai e ka kerkuar. Nuk ka rruge tjeter vecse te terhiqet. Ka nje strategji e vetmja ndertimi i nje komisioni nga deputetet e grupit parlamentar dhe ata te foltores te cilet duhet ta cojne PD te procesi i zgjedhjeve”, tha Duma.