Një dokument i brendshëm i Partisë Demokratike, shpërndarë anëtarëve të Kryesisë dhe ish deputetëve të Grupit Parlamentar, në mënyrë që ata të orientohen në lidhje me qëndrimet që duhet mbajnë në publik për çështje të caktuara, është zbuluar nga Relastory.al.

Dokumenti u jep këshilla anëtarëve të kryesisë dhe ish deputetëve se çfarë qëndrimesh duhet të mbajnë në publik pas 30 qershorit.

Dokumenti.i shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së nuk mban as firmë as vulë, por përmban udhëzime mbi qëndrime, të cilat ne i kemi dëgjuar tashmë nga eksponentë të ndryshëm të PD-së në daljet e tyre publike.

Ajo që bie në sy në dokument është porosia që të mos preken aspak deklaratat e akuzat e Metës ndaj Sorosit.

“Për qëndrimet e tjera të presidentit ne nuk kemi asnjë koment. Këtu përfshihet edhe çështja e Sorosit”, shkruhet qartë me germa të zeza në dokument.

Në fakt deri ditën e sotme nuk ka asnjë qëndrim publik të eksponentëve të PD-së në lidhje me akuzat e presidentit Meta për “deep state”, ku ai akuzonte Sorosin se ka kapur shtetin në bashkëpunim me Ramën dhe veçanërisht reformën në drejtësi.

Ky dokument është prova që Soros ka marrëdhënie shumë të mira me Partinë Demokratike, veçanërisht me lidershipin e saj, po ashtu siç ka me Partinë Socialiste dhe krerët e saj.

Por niveli i “dashurisë” sigurisht ndryshon. Partia Socialiste sot është në qeveri, ndërsa PD në rrugë. Por kjo nuk e pengon selinë blu të mos prekë e cenojë në asnjë mënyrë Sorosin – shkruan Realstory.

VERITAS.COM.AL/