Pas krijimit të partisë ‘Bindja Demokratike, PD zgjohet me idenë e zgjerimit të Partisë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po vijon takimet për anëtarësimet e reja në qytetin e Lezhës. Ai tha se do t’i shkojmë deri në fund betejës së nisur.

Në fjalën e tij, Basha u mor përsëri me qeverinë. Ai tha se “Rama po tenton t’i mbushë mendjen shqiptareve se Shqipëria nuk ka asnjë problem, e kuptoni se deri ku shkon çoroditja e njeriut. I ka ik truni, nganjëherë është më mirë të flasim direkt, i ka ik truni komplet…’.

Basha premtoi se do të ketë ulje taksash që do të shkojnë në funksion të rritjes së punësimit.

‘Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta në funksion të një prioriteti absolut të PD, punësimin, punësimin. Kjo është masa e parë stabilizuese por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm.

Duhet ta kthejmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Potenciali është këtu. Evropa do ketë nevojë për 2 mln vende të reja pune. Duhet t’i japim fund korrupsionit, duhet të trajnojmë, në të gjitha fushat profesionistë”, tha Basha.

Veritas.com.al/