
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon rinumërimin e kutive të votimit, ku PDIU pretendon te marrë mandatin e Shpëtim Idrizit. Nga numërimi i 19 qendrave të para që u hapën, PDIU ka fituar 16 vota të mohuara më 25 qershor.
Ndërkohë, kreu i PDIU ndodhet në KQZ duke ndjekur nga afër procesin e rinumërimit. Ai është shfaqur i kënaqur. Idrizit i duhen 37 vota për të marrë mandatin, nga të cilat deri tani ka siguruar 16.