Para mbërritjes së të ndalurave për protesten në Rrugen e Kombit ambjentet e Gjykatës së Tiranës janë rrethuar nga forca të shumta policore. Të gjitha rrugët janë të bllokuara.

Deputeti demokrat Edmond Spaho është shfaqur i gjakosur në hyrje të Gjykatës së Tiranës, pasi forcat e Policisë nuk e kanë lejuar të hyjë në seancën ku do të jepet masa e sigurisë për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit. Po ashtu janë penguar edhe kolegët e tij, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Gent Strazimi nga PD dhe Floida Kërpaçi nga LSi që bënin thirrje për proces të hapur publik.

Spaho tha për mediat se “kërkuam të futemi nën sallë po forcat e Policisë nuk na lejuan. Forcat e shtetit diktatorial të Edi Ramës u përplasën me protestuesit, u përplasën dhe me ne. Dikattatura e Ramës fundin e ka të shpejtë.”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, pasi përplasjes me policinë ku është dhunuar, ka telefonuar menjëherë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Ndërkohë që më herët Spaho pati një telefonatë dhe me drejtorin e Policisë ku i ka kërkuar se nga kush është urdhëruar që policët të ushtrojnë dhunë mbi qytetarët dhe deputetë.

Veritas.com.al/

VIDEO/Ja çfarë po ndodh, policia rrethon Gjykatën e Tiranës

Pas incidentit Spaho telefonon Xhafajn dhe Drejtorin e policisë. Ja përgjigja që mori