Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kërkoi gjobitjen e 20 kryebashkiakëve socialistë nën argumentin se kishin përdorur asete publike për fushatë elektorale. Këtë kërkesë Celibashi ia depozitoi Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, ku konstaton se kryetarët e bashkive të PS-së kishin përdorur Facebook-un e bashkisë për propagandë elektorale.
Në shqyrtimin e kërkesës, KAS vendosi të shumëfishojë gjobën ndaj 15 kryebashkiakëve ndërsa 5 të tjerë nuk i konstatoi në shkelje. Ilirjan Celibashi i kërkon Komisionit të Animimeve dhe Sanksioneve të gjobisë 20 kryebashkiakë socialistë.
Arsyeja është se kanë shkelur rregullat për garë të barabartë në fushatë elektorale duke përdorur për reklamim të tyre, faqen zyrtare në rrjetet sociale të institucionit që drejtojnë.
“Vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin e postimeve të cilat përmbajnë hashtag #,slogane me karakter politik/elektoral në zgjedhje, apo thirrje për mbështetje në zgjedhje nga ana e këtyre institucioneve përbën përdorim të burimeve publike.”
Lista e kryebashkiakëve fillon nga Safet Gjici në Kukës e deri tek Shuaip Beqiri në Konispol, duke përfshirë mes të tjerëve qytetarët e parë të Elbasanit, Fierit e Lezhës. Masa e propozuar për gjobë është ajo minimale.
“Për rrjedhojë, referuar nenit 171, pika 1 të Kodit Zgjedhor, kur shkelja nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga 3000 (tre mijë) deri në 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë. Në përfundim të shqyrtimit administrativ, i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, marrjen e masës administrative në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë.”
Kjo kërkesë u mor në shqyrtim nga KAS i cili pati një qasje më të ashpër se sa Komisioneri Celibashi duke marrë si bazë ligjore një tjetër që parashikonte dënime më të mëdha financiare. Gjobës së KAS i shpëtuan kryebashkiakët e Librazhdit, Gramshit, Bulqizës, Konispolit dhe Vorës, të cilët nuk kandidojnë më në zgjedhje
Kryebashkiakët e gjobitur:
Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh
Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik
Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier
Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan
Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë
Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës
Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Eriselnda Sesfa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë
Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas
Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec
Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak