Zyrtarë të Qeverisë së Francës konfirmojnë se operacioni antiterror i policisë në lagjen ‘Saint Denis’ në periferi të Parisit ka përfunduar. Ky operacion masiv nisi që në orën 04:00 të mëngjesit për kapjen e terroristëve që kanë lidhje me sulmin vdekjeprurës mbrëmjen e 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën mbi 130 persona.

Në aksionin e sotëm, u arrestuan 7 persona, u vranë 3 terroristë dhe u plagosën disa policë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Më herët u raportua se mes të kërkuarve në këtë lagjen fshihej në një banesë edhe organizatori i sulmit në Paris, kurse tani s’ka të dhëna nëse është arrestuar. 

Dje disa media ndërkombëtare raportonin se ky terrorist fshihet në Siri.