Andrew Osborn dhe Tom Balmforth

Reuters Mars 24, 2020,

MOSKOW (Reuters) – Kryetari i Bashkise së Moskës i tha Presidentit Vladimir Putin të martën se numri i rasteve të koronavirusit në kryeqytetin Rus tejkaloi shifrat zyrtare, ndërsa Putin veshi një kostum mbrojtës dhe respirator për të vizituar një spital.

Komentet e Sergei Sobyanin, një aleat i ngushtë i Putinit, ishin një tregues më i fortë se autoritetet akoma nuk kanë një zotërim të plotë se sa shumë është përhapur virusi në tërë shtrirjen e gjerë të Rusisë.

Rusia deri më tani ka raportuar 495 raste të virusit dhe një vdekje,shumë më pak se shumica e vendeve të Evropës Perëndimore.

Putin ka thënë më parë se situata është nën kontroll, por disa mjekë kanë vënë në dyshim se sa të dhënat zyrtare pasqyrojnë realitetin, dhe qeveria të martën mbylli klubet e natës, kinematë dhe qendrat e argëtimit të fëmijëve për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

“Një situatë serioze po shpaloset,” i tha Sobyanin Putin në një takim, duke thënë se numri i vërtetë i rasteve ishte i paqartë, por që ato po rriteshin shpejt.

Testimi për virusin ishte i pakët, tha ai, dhe shumë Moskovitë që ktheheshin nga jashtë ishin vetë-izoluar në shtëpi ose në vilat e pushimeve në fshat, dhe nuk po testoheshin.

“Në realitet, ka më shumë më tepër të sëmurë,” tha Sobyanin.

Qeveria gjithashtu tha që do të organizonte një kthim të qytetarëve të saj nga vendet e goditura nga koronavirusi nëse do të donin të vinin.

Ndërkohë, Putini veshi një kostum të verdhë të ndritshëm dhe një respirator ndërsa vizitoi një spital në periferi të Moskës që po mjekon pacientët me koronavirus dhe vlerësoi mjekët për punën e tyre.

Më vete, dy ligjvënës të larte, përfshirë Vyacheslav Volodin, kryetarin e dhomës së ulët të parlamentit,kanë propozuar një legjislacion për ata që nuk përfillin masat e karantinës anti-virus të dënohen me burg.

Projekt-ligji do të parashikojë burg deri në shtatë vjet për veprimet që çojnë në vdekjen e dy ose më shumë njerëzve, ose deri në tre vjet për shkaktimin e infeksionit në masë, raportoi agjensia e lajmeve RIA.

VERITAS.COM.AL/