Pas prishjes së marrëdhënieve me PD zyrtare, Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur hapur mbështetjen për Sali Berishën. Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, në një reagim pasi Kryesia e PD e përjashtoi Berishën, e quajti këtë të fundit ‘shqiponjë’, ndërsa kryedemokratin Lulzim Basha ‘laraskë’

Një ditë më parë ishte Presidenti Ilir Meta i cili po ashtu doli në krah të Berishës, teksa akuzoi Bashën si përgjegjës për dhunën në PD gjatë protestës së 8 janarit.