ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur mbi përleshjen fizike të simpatizantëve të Partisë Demokratike në mitingun përmbyllës, në Elbasan.

Burime policore konfirmojnë për ABC News se djali i Luçiano Boçit, Parid Boçi është dhunuar dhe ka përfunduar në spital me hematoma.

Ai ka marrë plagë në kokë.

Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *