( Foto ilustruese)
Të shtëna me armë zjarri në Paskuqan të Tiranës sapo janë raportuar sot në mesditë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pritet që më tej të deklarohen pamje dhe te dhena.
Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se ka të paktën 2 të vdekur dhe 3 te plagosur.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë. Ai është Ramazan Kuta.