Konfirmohen pesë viktima nga përplasja e avionëve në aeroportin Haneda të Tokyos.
Ngjarja ndodhi këtë të martë, kur një avion i “Japan Airlines” me rreth 400 pasagjerë, u përplas me një avion të rojës bregdetare japonezë me gjashtë pjesëtarë në bord, që ndodhej në pistë për t’u nisur në zonat e prekura në tërmeti, për të dërguar ndihma.
Fillimisht u raportua për pesë persona të zhdukur nga avioni i rojës bregdetare, ndërsa gjatë kërkimeve autoritetet konfirmuan pesë viktima. Ndërsa një person, që dyshohet se është kapiteni arriti të shpëtonte, por theksohet se është në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve që ka marrë.
Në avionin e pasagjerëve u arrit që të bëhej i mundur evakuimi i rreth 400 pasagjerëve, ndërsa avioni digjej nga flakët.