(FOTO: Në vendin ku ra avioni pakistanez kanë mbetur vetëm flakët)/

Të gjithë pasagjerët vdiqën në përplasjen e avionit pakistanez, tragjedi që ndodhi afër Abbottabad- sipas njoftimit të kompanisë së fluturimeve PIA.

Piloti bëri thirrje në momentin kur konstatoi se njëri nga motorët e avionit kishte humbur kontrollin.

“Kishim besim se avioni mund të ulej me një motor” tha një nga zyrtarëte  kompanis. “Kjo është tragjedi; ne nuk e përjashtojmë veten nga asnjë lidhje me tragjedinë”- tha ai.

Sipas zyrtarëve, tragjedia nuk ka lidhje me ndonjë akt terrorist.

Kompania ka deklaruar se do të japë  500,000 rupee (ose 5,000 dollarë) për funeralin e viktimave, sipas deklaratës së PIA të Enjtën.

Kompania tha se avioni PK-661 po transportonte 42 pasagjerë dhe 5 anëtarë të stafit  kur humbi kontaktet me kullën e kontrollit në fluturimin nga Chitral në Islamabad. Avioni u përplas në malet afër Abbottabad dhe Havelian.

Dy fëmijë ishin mes viktimave.

Autoriteti i Menaxhimit të katastrofave Kombëtare tha se 46 nga 47 trupat e viktimave, u gjetën.

Mes viktikamve ishte edhe pop star-i i Pakistanit- tha menaxheri i tij,  Arsalan Khan.

Pop star Jamshed u ngrit në famën e tij që nga viti 1980s me “Shenja Jete”, një nga bandat më ironike të Pop në Pakistan.

Pas sukseseve të para në karrierë, në vitin 1990, Jamshed hoqi dorë nga yllësia në pop dhe iu kushtua muzikës fetare.

/Veritas.com.al/