Turmat dhe përplasje me policinë kanë ndodhur para disa vendvotimeve për referendumin në Catalonia, veçanërisht kur votuesit refuzuan të lejojnë njerëzit e Gardës Civile të hyjnë në qendrat e votimit.

Disa njerëz, në Girona dhe në Barcelonë, janë vendosur para hyrjeve ose janë shtrirë në tokë duke iu kundërvënë përmes rezistencës pasive, por ato janë zhvendosur me forcë.

Janë regjistruar gjithashtu të plagosurit e parë, së paku tre, duke përfshirë një zonjë të moshuar në lagjen Roquetes në Barcelonë.

Sipas televizionit spanjoll TV3, deri tani janë 40 të plagosu.

Veritas.com.al/