![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2022/01/1641638566_kim.jpg)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës për situatën që është krijuar në PD.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Yuri Kim.