Ministri i Financave, Petrit Malaj po zhvillon një konferencë e gazetarët për herë të parë pas marrjes së detyrës.
Teksa bëri një përmbledhje të ekonomisë për 7 mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me atë të një viti më parë, Malaj u shpreh se ka pasur zhvillime pozitive ekonomike në vend.
Ndër të tjera ai u shpreh se performanca e tatimeve është rritur me 11.3 përqind.
“Për sa i përket performacës së tatimeve direkte dhe indirekte kemi një rritje të tatimeve me 11.3 përqind, ose ndryshe 22.2 miliard lekë më shumë.
Kemi më shumë pozicione pune, sikundër kemi shtuar numrin e kontribuuesve të sigurimeve shoqërore. Parashikojmë që nivelin e borxhit ta ulim në 0.57 përqind me pak krahasuar me vitin 2023. Në bazë të performacës pozitive që ka pasur ekonomia, kemi krijuar hapësira të reja fiskale, që do të thotë më shumë investime.”, u shpreh ministri Malaj.