Foto: Presidenti Vladimir Putin dhe ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu gjatë një mbledhjeje në Kremlin, 29 dhjetor 2016, Moskë.

 

Kremlini premton se do t’u përgjigjet me masat “e duhura” sanksioneve të shpallura të enjten nga Presidenti Barack Obama, konkretisht dëbimin e 35 agjentë rusë, pas akuzave të ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Qeveria e SHBA akuzon Rusinë për orkestrimin e piratimit informatik që çoi në vjedhjen dhe publikimin e mijëra e-maileve të politikanëve demokratë, duke dëmtuar kandidaten Hillary Clinton.

Kremlini i hodhi poshtë “kategorikisht”, të enjten, “akuzat e pabazuara”, duke konfirmuar se Uashingtoni dëshiron të “shkatërrojë” marrëdhëniet me Moskën dhe premtoi se do t’i kundërpërgjigjen hakmarrjes me masat “e duhura”.

Zyrtarë amerikanë kanë pohuar se kanë të dhëna sipas të cilave autoritetet ruse kanë urdhëruar mbylljen e shkollës anglo-amerikane të Moskës që frekuentohet nga shumë fëmijë të diplomatëve.

(CONTINUED)

/Veritas.com.al/