Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi në Derviçan se Pirro Dhima është një nga personat që ka përfaqësuar më së miri bashkëjetesën mes popullit shqiptar dhe atij grek.

“Pirro Dhima është një nga personat që ka përfaqësuar më së miri bashkëjetesën mes nesh”, tha kryeministri grek.

 Më tej, Mitsotakis nënvizoi se Greqia do ta mbështesë shtetin shqiptar në rrugëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian.

“Ishte e pamundur që t’ju vizitoja më 7 dhjetor, por mbajta premtimin që të vija brenda dhjetorit, pasi në dhjetorin e vitit 1991 ishte e babait tim. Në Livadhja dhe këtu pashë një bashkëjetesë shumë të mirë. Por, unë dhe Rama kemi shumë punë për të zgjidhur, pasi i dimë të dy problemet me minoritetet. Është e rëndësishme që së bashku me gjuhën shqipe, fëmijët e Dropullit të mësojnë edhe gjuhën greke në shkolla. Edi Rama e di shumë mirë që unë e kam të rëndësishme mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ne do të ecim së bashku në këtë rrugë, pasi Greqia do ta mbështesë shtetin shqiptar”, u shpreh Mitsotakis.