Një pjesë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara është mbyllur pasi ligjvënësit dështuan që të kapërcejnë impasin e buxhetit.

Zoti Trump. I cili duhet të ndërpresë çdo marrëveshje, po insiston që të përdorë  një buxhet prej 5 bilionë dollarë financime, duke përfshirë edhe murin e premtuar prej kohësh përgjatë kufirit me Meksikën.

Ligjvënësit kanë shtyrë bisedimet në minutën e  fundit të të Premtes në mbrëmje.

Në mungesë të një marrëveshjeje, financimi për rreth një të katërt të të gjithë agjencive federale të Shteteve të Bashkuara, ka skaduar në mesnatë. ( E shtune ora 05:00 GMT).

Kjo do të thotë se Departamentet e Sigurisë Kombëtare, Transportit, Bujqësisë, Shtetit dhe të Drejtësisë do të mbyllen; dhe gjithashtu parqet kombëtare dhe pyjet do të mbyllen.

Bllokimi pjesërisht, i treti brenda vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara, do të thotë qindra mijëra punonjës federalë do të punojnë pa pagesë në një periudhë kalimtare.

Presidenti Trump, përmes një video të transmetuar në Twitter kishte njoftuar pak përpara bllokimit’ presidenti insistoi se barra bie mbi Demokratët të cilët duhet ta zgjidhin këtë mbyllje.

Ndërsa Demokratët kanë akuzuar presidentin për ‘gjendjen e zemëratës’

 

Veeritas.com.al/