Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat dy shtetas të tjerë, përveç zyrtarit të Bashkisë së Mallakastrës që dyshohet se qëlloi me gurë. Edhe dy të tjerët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme, ku mbeti i plagosur një efektiv i FNSH-së, njofton policia.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier.

Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

L.Z, 42 vjeç, banues në Fier.

E.K, 37 vjeç, banues në Fier.

Janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar për të njëjtat vepra penale.

Veritas.com.al/