Shqipëria do të  përfitojë 64.5 milionë euro nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti. Kjo është  pagesëa e pare e miratuar nga Bashkimi Europian , e cila mbështet reformat në rrugën drejt integrimit.Nga fondet e aprovuara 30 milionë euro  do të shkojnë si mbështetje për buxhetin e shtetit për reformat e axhendës kombëtare drejt integrimit   dhe 34 milionë  euro do të përdoren për investime në infrastrukturë.

Shqipëria pritet të përfitojë në total 922 milionë euro nga Plani i Rritjes Ekonomike.  Në 2026-ën,  vendi jonë pritet  të marrë shumën më të lartë në kredi dhe grante, konkretisht 314 milionë euro, ndërsa në 2027-ën, 251 milionë euro.

Pjesa më e madhe fondeve do të shkojnë për reformën në drejtësi në vlerën 267.6 milionë euro ndjekur nga investimet për të përmirësuar  klimën e të bërit  biznesit, energjia e tranzicioni i gjelbër, si dhe zhvillimi i teknologjisë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë 6 miliardë euro nga kjo paketë. Nga shuma totale, dy miliardë euro do të shpërndahen si grante dhe pjesa e mbetur, katër miliardë euro, në formë kredie me interesa të favorshme

Pagesat e ardhshme pritet të realizohen pas përfundimit të reformës për të cilën është  rënë dakord ndërmjet Komisionit dhe Qeverisë Shqiptare në Agjendën e Reformave.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet e para që do të përfitojnë nga fondet e këtij plani, për realizimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Europian./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *