Nè GJKKO ka përfunduar seanca e nisur prej orës 10:00 për “Inceneratorin e Fierit” dhe Gjykata ka vendosur kalim për gjykim të dosjes.

Të akuzuar për këtë aferë janë ish-ministri, Lefter Koka, ish-deputeti, Alqi Bllako  dhe ish-zyrtari i FSHF, Arben Dervishaj.

Seanca për inceneratorin e Fierin është shtyrë të paktën 4 herë. Pasi avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që të pushohet çështja, por kjo kërkesë është rrëzuar.

Gijithashtu avokatët kanë kërkuar që ndaj personave të arrestuarve dhe të pandehurve të zhvillohet një gjykim i shkurtuar.

Akuzat ndaj të akuzuarve janë tre, “Shpërdorimit të Detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.

Të gjithë personat e përfshirë, përveç Etleva Kondit kanë kërkuar që procesi ndaj tyre të zhvillohet më gjykim të shkurtuar, ç’ka do të thotë në rast se ata do të gjendet fajtor pritet të përfitojnë ulje të dënimit me 1/3, bën me dije gazetari i ABC News, Ermal Vija