
Një breshër i fortë ka goditur fshatin Rrapë të Pukës sot. Banorët janë gjetur përballë rrebeshit dhe nuk kanë pasur mundësi të bëjnë asgjë për të shpëtuar të mbjellat.
I tillë breshër, thanë ata, nuk është parë asnjëherë në zonë. Gjithçka është shkatërruar, frutat dhe të mbjellat.
Breshëri zgjati pak minuta, por ishte i furishëm. Rrebeshe të tilla janë paralajmëruar shpesh gjatë qershorit nga meteorologët, por me sa duket më i forti u shënua në kulmin e verës, në korrik.
Veritas.com.al/