Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Meta tha se në Gjermani i është lutur që të anulojë zgjedhjet dhe të anulojë protestën e 8 qershorit, protestë e cila do të përshkallëzonte konflikte të dhunshme në vend. Kjo pasi sipas Metës, Basha i ka thëne se nuk do të kontrollonte dot popullin dhe do të mbante më pas përgjegjësi për dhunën.
‘Presidenti ka zgjedhur rrugën e transparencës përmes bërjes publike të fakteve të vërteta. Lulzim Basha në daljen publike të radhës pas shpikjes së trekwndëshit të Bermudës por edhe më me intesitet është shprehur se i ka ofruar mbështetjen presidentit të republikës, Siç do bëj publike disa fakte kjo është një gënjeshtër e madhe. Për mos marrjen pjesë ne zgjedhjet vendore të 2019. Siç jeni në dijeni presidenti kishte caktuar datën 30 qershor. Sa më shumë afrohej data 30 qershor aq më shumë rritej tensioni. Gjuha e përdorur tregonte se Shqipëria të rrezikonte sigurinë publike dhe kombëtare, si dhe paqen në vend. në ditët që i paraprinë kësaj proteste të paralajmëruar si protesta që do të bëhej hataja, gjatë kësaj proteste do të përdorej dhunë e pakontrolluar. Presidenti i republikës ndodhej jashtë vendi. Lulzim Basha erdhi në Gjermani dhe ju lut presidentit edhe në prezencë të personave të tjera duke ju përgjëruar me lot në sy që të anulonte protestën e opozitës e të shtynte zgjedhjet. protesta që vet Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se Basha nuk e kontrollon dot popullin opozitar dhe do të merrte pasojat. i Trembur përballë popullit opozitar, të cilin dhe gënjente, i frikësuar nga përgjegjësitë ligjore.’- tha Meta.