Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka njoftuar largimin e tij nga kjo forcë politike. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kulluri shkruan se po jep dorëheqjen në “kushtet e qeverisjes më të keqe në 27 vite dhe një opozite që po shkon drejt vetasgjësimit”. Ai shkruan se nuk sheh shpresë se gjërat mund të ndryshojnë, prandaj po tërhiqet në jetën private.

‘Te dashur miq dhe dashamires!

Sidomos ju me te cilët kam punuar sidomos keto 4 vite ne opozite per fitoren e PD dhe te djathtës, per një qeverisje me te mire. Ju falënderoj për mbështetjen e luajalitetin sidomos demokratet e Tepelenës me te cilët punuam për riorganizimin e PD ne vitin 2014 dhe ata te Selenicës nga viti 2015 e ne vazhdim. Po ashtu ndjej një mirënjohje te thelle për ata gazetare qe me gjithë presionin e qeverise por fatkeqësisht edhe nga brenda PD-se për te mbyllur studiot, me kane ftuar dhe mbështetur per 4 vite rresht te thoja te vërtetat siç i mendoja.

Nga dita e sotme bej me dije vendimin tim për tu tërhequr nga politika ne kushtet e qeverisjes me te keqe ne 27 vite dhe një opozite qe po shkon drejt vetasgjësimit. Ne nje situate te paprecedente, ndërkohë kam patur kenaqesine te bashkëpunoj me një grup te madh njerëzish me kurajë brenda PD, për te mos lejuar këtë farse te shëmtuar qe po ndodh. Duke qene se nuk ma lejon morali te konformohem por dhe duke mos pare shprese se gjerat mund te ndryshojnë e shoh me te udhës te tërhiqem ne jetën private.

Ju falënderoj dhe njëherë”.

Veritas.com.al/