Kryeministri Edi Rama në videon mesazhin e tij në Facebook, iu përgjigj komenteve të ndjekësve të tij, lidhur me reformën në drejtësi. Rama u shpreh se PS mbështet drejtësinë e re.

Në mesazhin e tij, kryeministri Rama gjithashtu hodhi akuza ndaj opozitës, duke theksuar se kanë sulmuar dhe nuk e kanë mbështetur drejtësinë. Megjithatë Rama nënvizoi se pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit për herë të parë në histori, me mbështetjen e PS,  ndërsa “drejtësia evropiane që duam për Shqipërinë 2030” , shtoi ai është “një drejtësi, ku pavarësia nuk kthehet në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave të çdo individi”.

“Le t’i marrim me radhë gjërat i dashur Fredi. Populli besimin e tregon me votë, dhe qëkur erdha në këtë detyrë ma ka dhënë besimin nëntë herë dhe të siguroj që do ma japë më 11 maj për të 10-tën herë dhe me rezultatin më të mirë. E kam këtë bindje sepse ky popull nuk mendon që unë duhet të jap dorëheqjen, sepse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë, dhe i hapa rrugën goditjeve në nivele të larta gjë që nuk kishte ndodhur kurrë nga 1912 dhe deri kur me PS udhëhoqëm dhe realizuam reformën në drejtësisë, sepse këtë priste populli, fundin e pandëshkueshmërisë. Dolën të gjithë hajdutë thua ti? Por nuk janë kështu disa gjëra që vërtet duhet t’i sqarojmë.

Në 3 mandate kam patur 60 ministra e deri tani 2 ministra të mandatit të parë janë dënuar, një tjetër është në paraburgim që mund të ndiqet fare mirë në gjendje të lirë, dhe ish.zvvendëskryeministri ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë. Nga njëra anë këto janë pasqyrë e një vullneti të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë të bëjë punën e saj dhe pa këtë vullnet kjo nuk ndodhte kurrë. Nga ana tjetër me ligj dhe zakonin e vjetër shqiptar hajdut quhet dikush që dënohet me prova dhe jo ai që lincohet me gur në Pazar pa prova. Të thuash të dolën të gjithë hajdutë është thjesht ti bashkohesh korit të blegërimave të kopesë”, ka thënë Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *