Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka nisur një hetim për vrasje pas vdekjes së biznesmenit Rus, Nikolai Glushkov në jug-perëndim të Londrës.
Zoti Glushkov u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Neë Malden në 12 Mars..
Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se zoti Glushkov, 68vjeç, vdiq nga “shtypja në qafë”.
Akoma nuk ka prova që e lidhin vdekjen e biznesmenit si përpjekje për vrasje, me helmimin e ish- spiunit Rus dhe bijës së tij në Salisbury, tha policia.
Detektivët janë gjithë sy e veshë dhe kanë bërë apel për çfarëdo informacioni që do të ndihmonte hetimet.
Në veçanti ata po apelojnë për secilin që mund të ketë parë ose dëgjuar ndonjë gjë të dyshimtë në ose pranë shtëpisë së tij në Clarence Avenue, Neë Malden, mes të Dielës 11 Mars dhe të hënës 12 Mars, që të kontaktojnë me detektivët.
Zoti Glushkov ishte zëvendës- drejtor i kompanisë ajrore shtetërore Aeroflot.
Ai ishte burgosur në vitin 1999 dhe dënuar pesë vjet me akuzën për ‘pastrim parash dhe mashtrim’.
Veritas.com.al/