Me sa duket akti i dhunës mbi policinë që u ushtua para dy ditësh kundër poicisë së shtetit nga një ‘biznesmen’ paska qenë një ‘majë Iceberg-u’ për dyshime më të mëdha.
Sot në mëngjes, që në ora 6, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, HAki Çako, ka mbërritur në Elbasan në një operacion të fuqishëm policor.
Policinë e rajonit e mbështet edhe forca speciale RENEA ssi dhe forca të tjera të Ndërhyrjs së Shpejtë.
Pas mbledhjes në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, Çako dhe drejtues të tjerë kanë nisur një operacion të madh në qytet. Mësohet se kudo ka prezencë policore.
Forcat RENEA dhe ato speciale kanë ‘pushtuar’ disa lagje.
Mësohet se deri tani janë vënë në pranga dhjetëra persona, por në shënjestër janë vënë persona me precedentë të shumtë kriminalë që deri më tani i kishin shpëtuar policisë vendore.
Informacioni për ekzistencën e celulave terroriste në Elbasan ka disa kohë që ‘fle’, por me sa duket është zgjuar në këtë moment.
Veritas.com.al/