Hatërmbetja e Albin Kurtit ndaj Ramës po merr përmasa që askush nuk do t’i dëshironte. Policia e Kosovës pothuajse po bën bllokadë në kufirin mes dy vendeve duke penguar lëvizjen e mallrave.

Kamionët edhe me targa të Kosovës qëndrojnë në pritje mbi katër orë për një vulë të cilën rëndom e blejnë me pagesa nën dorë.

Shoferët thanë se kanë orë që presin për të kaluar nga Shqipëria drejt Kosovës, ndërsa në sportele po marrin më shumë kohë se zakonisht.

“Kam 4 orë, kemi për të marrë vetëm një vulë. Shokë të mi kanë 7 orë, para 20 vitesh ka ndodh edhe tani”, tha njëri prej shoferëve.

“Këtu nuk ka kontroll fizik, vetëm vula, mbarum vallaj, vapë”, tha një tjetër shofer./Top Channel