Pas daljes ne publik të audio-përgjimit në lidhje me ngjarjen e 21 janarit si edhe deklaratave të xhaxhait të Aleks Nikës, Policia e Taranës ka zbarkuar në shtëpinë e të ndjerit në Lezhë.
ABC News mëson Oficeri i Policisë Gjyqësore të Tiranës do të marrë pyetje babain dhe xhaxhain e Nikës.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Mark Nika është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani, një takim që e kishte kërkuar vetë familja e Nikës.
Pas takimit ai u shpreh për ABC News, se Dumanit i kërkoi që ta marrë SPAK në dorë çështjen e nipit të tij, pasi ata nuk kanë më besim te Prokuroria e Tiranës.
“Shkëndija” e madhe e rihapjes së hetimeve për 21 Janarin ishte pikërisht ai audio-përgjim i cili u bë publik nga gazetari Artan Hoxha, por sipas Mark Nikës, ishte ky i fundit që ia dorëzoi gazetarit, pasi ajo provë është pranë e tyre.