Policia në Këln ka ndaluar Partinë e krahut të djathtë NPD (Partia Nacionale Demokratike) që të mbajë demonstrata në sheshin e katedrales së Këlnit në prag të vitit të ri. Policia e justifikon vendimin saj si pasojë e “shqetësimit për sigurinë”.

Partia e djathtë ekstreme ka tentuar të mbajë demonstratën në shenjë kujtese për sulmin masive seksual që ndodhi vitin e  kaluar në Këln. Partia ka paraqitur kërkesë formale për të mbajtur demonstratën, por policia shprehu dyshime se siguria e pjesëmarrësve ose edhe e publikut mund të mos mbahet- sipas gazetës Der Spiegel.

Policia dha një njoftim mbi çështjen duke thënë se duke mbajtur këtë event mund t’i hapet rruga “një kërcënimi serioz sigurisë publike, e cila nuk mund të kontrollohet”. NPD akoma ka të drejtë që të protestojë kundër ndalimit nëpërmjet një procesi administrativ, por nuk dihet nëse kjo mund të bëhet para të Shtunës që është prag i vitit të ri.

Pavarësisht ndalimit të demonstratës, në degën e NPD të Këlnit akoma bëjnë thirrje për protestën përmes faqes në Facebook. Kjo ngjarje, e titulluar “Mblidhuni: Sepse distanca sa një krah mes njëri tjetrit nuk është e mjaftueshme”, që ironizon kryetaren e Bashkisë së Këlnit, Henriette Reker e cila vitin e kaluar kur ndodhi sulmi i emigrantëve mbi gratë,  i njohur botërisht,  iu tha grave “mbajini ata një krah distancë lag vetes”.

Por sidoqoftë, edhe sikur të mbahej protesta, natën e të shtunës duket se pjesëmarrja do të ishte e ulët.

/Veritas.com.al/